E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalohen në Bari dy autobuzê nga Shqipëria
Publik News

Ndalohen në Bari dy autobuzê nga Shqipëria

Mbyllja e kufijve me Italinë për shkak të pandemisë i ka detyruar shqiptarët të dërgojnë pako e porosi për të afërmit e tyre emigrantë në Itali, duke përdorur autobusët e linjës Shqipëri-Itali. 

 

 

Dy autobusë u ndaluan në Bari sapo kishin mbërritur nga Shqipëria.

Mjetet ishin mbushur me bagazhe, valixhe dhe çanta, por që nuk u përkisnin pasagjerëve në bord. Në njërin prej autobusëve nuk kishte asnjë pasagjer.

Të dy automjetet u ndaluan gjatë një kontrolli nga zyrtarë të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve dhe agjentëve të policisë kufitare.

Siç raportojnë mediat italiane, brenda automjetit të parë të ndaluar, megjithëse nuk kishte asnjë pasagjer, u gjetën shumë bagazhe.

Ndërsa në të dytin, edhe pse kishte dhjetë udhëtarë, kishte shumë çanta dhe valixhe shtesë që si përkisnin asnjërit prej tyre.

Të dy autobusët u vendosën në sekuestro administrative për tre muaj, duke mos pasur të drejtë qarkullimi.

Por njëri prej tyre iu kthye të zotit, pasi ky i fundit pagoi një gjobë prej 4,130 €.

Shkelësit u akuzuan për shkeljen administrative të sanksionuar nga legjislacioni aktual, për transportin e sendeve me automjete pa autorizim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.