E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Ilir Meta mesazh ngushëllimi: Pikëllim i madh për largimin e ‘Nderit të Kombit’, ikonë e skenës dhe ekranit shqiptar
Lajme

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Ilir Meta mesazh ngushëllimi: Pikëllim i madh për largimin e ‘Nderit të Kombit’, ikonë e skenës dhe ekranit shqiptar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të madh shqiptar, Mirush Kabashi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shpreh pikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

“Pikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt!

Ngushëllimet më të ndjera për familjen!”, u shpreh Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.