E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë gruaja e Sllobodan Millosheviç
Bota

Ndërron jetë gruaja e Sllobodan Millosheviç

Mediet serbe njoftuan se të dielën në Rusi, vdiq Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq më 2006 në Hagë, derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.

Mediet thanë se Mirjana Markoviç, 76 vjeçare, vdiq në një spital në Sochi të Rusisë, por nuk u dhanë më shumë hollësi për shkaqet e vdekjes.sidomu

Partia Socialiste e Serbisë, që ishte themeluar dhe drejtuar nga Sllobodan Milosheviçi, ngushëlloi familjen e saj.

 

Në vitet 1990, Mirjana Markoviç themeloi të Majtën Jugosllave (JUL) një parti të vogël politike me ndikim të madh politik dhe ekonomik, e cila bashkëjetoi me Partinë Socialiste (SPS) të bashkëshortit të saj deri në tetor 2000, dhe kishte ushtruar ndikim të fuqishëm mbi politikat e të shoqit.

Pas përmbysjes së regjimit të Millosheviçit, emri i Mirjanës Markoviç është përfshirë në vepra të ndryshme kriminale. Raportet e shtypit e lidhën atë me rrëmbimin dhe vrasjen e turpshme të ish-presidentit serb Ivan Stamboliç, ndërsa ajo u dyshua se kishte urdhëruar vrasjen e gazetarit Slavko Tsouvuves.

Madje eshte thene se ajo  donte që partia e saj të kontrollonte të gjithë kontrabandën e cigareve gjatë bllokadës ekonomike të Jugosllavisë.

Megjithatë, është e vërtetë që asnjë nga këto raste nuk është ndjekur penalisht kundër Markoviç nga drejtësia serbe. Ajo u largua nga Serbia në shkurt 2003, një muaj para vrasjes së kryeministrit Zoran Gjinxhiç dhe shkoi në Moskë ku ajo kërkoi azil politik.

Në vitin 2018, zonja Markoviç u dënua në mungesë me një vit burgim vendim qe u anullua një muaj më parë nga gjykata e apelit në Beograd.

Që nga viti 2003, kur shkoi në Moskë, Mirjana Markoviç kurrë nuk e vizitoi Serbinë. Dhe nuk mori pjesë as në varrimin e burrit të saj Sllobodan Millosheviq i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën e burgut Penale për ish-Jugosllavinë, ku ai përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.