E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndeshje dramatike! Anglia shkatërron Shqipërinë, shënon 5 gola vetëm në pjesën e parë
Lajme

Ndeshje dramatike! Anglia shkatërron Shqipërinë, shënon 5 gola vetëm në pjesën e parë

WEMBLEY –  Shqipëria luan sonte në “Uembli” përballë Anglisë sfidën vendimtare, e cila do të përcaktojë përfundimisht nëse kuqezinjtë do mund të vazhdojnë të ëndërrojnë për botërorin.

Mijëra tifozë kuqezinj, kryesisht emigrantë në Britani të Madhe, po ndjekin ndeshjen nga stadiumi.

MOMENTET KRYESORE

47’ Cikalleshi provon me një gjuajtje nga distanca, ajo është qendrore dhe topi përfundon në duart e Pikford.

46′ Nis pjesa e dytë, Shqipëria luan për të ngushtuar rezultatin

45 + 2 Ndeshje dramatike! Harry Kane shënon golin e pestë

33‘ Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt, pasi Anglia e ka thelluar edhe më tej rezultatin duke shënuar edhe golin e katërt. Ishte Kane që shënoi të katërtin për vendasit dhe të dytin personal sonte në minutën e 33-të.

28 ‘ Duket se ndeshja ka përfunduar tashmë për Shqipërinë, pasi Anglia me anë të Jordan Henderson sapo realizoi edhe golin e tretë.

18′ Anglia ka arritur të shënojë edhe golin e dytë ndaj Shqipërisë. Ishte Harry Kane i cili realizoi golin në minutën e 18-të, pas asistit të Henderson.

14′ Vetëm me portierin, çfarë rasti shpërdoron Uzuni

9′ Anglia ka shënuar një gol me kokë nga mbrojtësi Maguire, pas një korsimi nga goditja e lirë

5’ Sterling kërkon penallti pas një kontakti me Kumbullën dhe Baren, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Protesta të anglezëve, ndërsa aksioni vazhdon por Uzuni sinjalizohet në pozicion jashtë loje e më pas përplaset me Pikford.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pikford, Uoker, Çilluell, Xhejms, Stouns, Meguajër, Filips, Henderson, Foden, Sterling, Kejn.
Trajner: Garet Sauthgejt

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Edi Reja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.