E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshime në drejtimin e “Shefqet Ndroqit”, largohet drejtoresha
Lajme

Ndryshime në drejtimin e “Shefqet Ndroqit”, largohet drejtoresha

Ja kush e merr postin e saj

Silva Bala largohet nga pozicioni i drejtoreshës së ish-Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, duke hapur rrugën për Elisabeta Treskën, e cila merr detyrën si drejtore e re e institucionit.

Ky ndryshim shënon një etapë të re në drejtimin e spitalit, që është një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në vend për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive.

Ndërkohë, Silva Bala nuk largohet nga puna klinike dhe do të vazhdojë të drejtojë shërbimin e Pneumologjisë.

Ky lëvizje vjen në një moment kur sanatoriumi po kërkon të përmirësojë standardet dhe të rrisë kapacitetet e shërbimit ndaj qytetarëve, duke i dhënë më shumë prioritet efikasitetit, transparencës dhe bashkëpunimit ndërdepartamental.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.