Sherr në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, punonjësi godet me thikë kolegun
Dy infermierë janë konfliktuar në spitalin Shefqet Ndroqi.
Në një incident të ndodhur rreth orës 11:20, dy punonjës të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ janë përfshirë në një konflikt, ku njëri prej tyre, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës kolegun e tij, shtetasin M. O., rreth 37 vjeç.
Si pasojë, M. O. është dërguar në kujdesin e mjekëve, ndërsa Policia ka nisur punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor po heton rrethanat e ngjarjes.
Tiranë Informacion paraprak/ Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



