E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga 28-vjeçari Logu , ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite burg për vjedhje
Lajme

Në pranga 28-vjeçari Logu , ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite burg për vjedhje

Policia e Tiranës ka vënë në prnaga një 28-vjeçar pasi ishte në kërkim. Bëhet e ditur se 28-vjeçari i arrestuar është Genc Logu, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite burg për vjedhje. Logu bashkë me tre persona të tjerë kanë vjedhur dy automjete.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.“- njofton policia.

Njoftimi i plotë

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, një shtetas i shpallur në kërkim për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të planit të masave “Për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim”, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Genc Logu, 28 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.