Nëna 4-muajshe shtatzënë, i shoqi dhe vajza 12-vjeçare mbyten në Liqenin e Shkodrës, arrestohet prifti
Goran Kimpanov, prifti i Manastirit të Vranjës, u vu në pranga mëngjesin e të hënës për shkak të tragjedisë që ndodhi në Liqenin e Shkodrës ditën e diel, ku 4 persona mbetën viktima.
NGJARJA
Një varkë me 9 persona u mbyt në grykëderdhjen e Moraçës, në Mal të Zi për shkak të stuhisë. Ata ishin nisur për në Manastirin e Vranjës, pasi do të merrnin pjesë në një liturgji fetare, si besimtarë të rregullt të cilët shkonin çdo të diel në kishë.
3 persona të një familjeje mbetën të vdekur. Jana Kumboroviç, 4-muajshe shtatzënë, bashkëshorti i saj Ratko Kumboroviç dhe vajza e tyre 12-vjeçare u mbytën duke u kthyer nga Manastiri i Vranjës.

Në tentativë për të shpëtuar familjen, u mbyt edhe një i ri nga Podgorica. Vetëm trupi i kryefamiljarit është gjetur deri më tani.
5 persona kanë mundur të dalin të gjallë nga ngjarja.
AKUZA NDAJ PRIFTIT
Prifti akuzohet për një vepër penale, kundër sigurisë së përgjithshme. Ai u mor në pyetje për rreth 20 orë në Qendrën e Sigurisë të Podgoricës gjatë mbrëmjes së kaluar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



