E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Nënkryetari i AMA-s: Paketa anti-shpifje, e denjë për vendet e Kaspikut. Duan t’i mbyllin gojën medias online

Nënkryetari i AMA-s, Sami Neza e ka quajtur paketën ligjore “anti-shpifje” si një tentativë për të mbyllur gojën  e mediave online.

 

 

Neza në një reagim në Facebook e quan propozimin e qeverisë si një paketë ruse, e denjë vetëm për vendet e Kaspikut, ndërkohë që shton se këto drafte nuk janë konsultuar me asnjë nga grupet e interesit.

“Pakete ligjore për t’i mbylle gojën medias online, atë pjesë që nuk e kontrollon përmes financimeve nga reklama shtetërore apo në të zezë, si dhe përmes kompanive te marketingut që marrin oksigjen nga qeveria dhe mbrojnë interesa te oligarkisë.

Paketa ruse, e denje vetëm për vendet  Kaspikut, nuk është konsultuar me askënd nga grupet e interesit. Ajo thyen parimin numër 1 të gazetarisë së shkruar, vetërregullimin dhe nuk është mbështetur tek asnjë praktike ne vendet e BE, aq me pak tek direktiva e BE pre median, amenduar një vit më parë.

Gjobat janë shumë më të mëdha se sa për trafikantet e ushqimeve te skaduara qe kane mbytur tregun shqiptar”, thekson Neza./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.