E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse nuk hapen negociatat, përgjigjet Rama: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
Politikë

Nëse nuk hapen negociatat, përgjigjet Rama: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në “Open”, i pyetur nëse do të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme, nëse nuk hapen negociatat, kryeministri u shpreh se kjo nuk do të ndodhë. Pasi sipas tij rasti i Maqedonisë së Veriut ndryshon nga Shqipëria.

Kryeministri Zaev ka deklaruar se nëse nuk happen negociatat në Maqedoninë e Veriut do të shkohet në zgjdhje të parakohëshme, po ju keni menduar?

“Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin dhe ka bërë gjithçka që kanë kërkuar ata , për ata duke bërë këtë sakrificë për BE-ne, i ka kërkuar popullit do të shkojë në referendum jemi në një kontekst tjetër.

Nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme, do të vijojmë me intensitet puën tonë. Dielli do të lindë përsëri do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë.

Jo Shqipëria nuk ka pse të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nëse do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë unë do ta mendoja, por kjo nuk e zgjidhim dot.”- u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.