E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga ekrani në pasiguri: goditja për 200 punonjësit e News24
Lajme

Nga ekrani në pasiguri: goditja për 200 punonjësit e News24

Elona Caslli

Mendimi im i vetëm shkon për të gjithë ata gazetarë terreni, operatorë, montazhierë, shoferë, kameranë e sanitare të televizionit ” News 24″, e thënë shkurt për rrogëtarët, të cilët do të gjenden pa rrogë nga njëra ditë në tjetrën ndërkohë që mund të kenë kredi për të paguar dhe familje për të mbajtur. Mesa lexova janë më shumë se 200 veta staf në këtë televizion.

Linjën editoriale të një televizioni nuk e vendos një rrogëtar, por pronari i medias i cili zbaton marrëveshjet ose mosmarrëveshjet me pushtetin dhe merr të gjitha benefitet.

Rrogëtarët janë rrogëtarë si në media, si në institucione shtetërore. Sikundër ka në institucione shtetërore punonjës që ulin kokën për një rrogë, njëjtë ndodh edhe në media derisa vjen dita që edhe atë rrogë nuk e ke më dhe gjendesh në një ditë përvëluese gushti përballë pyetjes- ” Ku do të shkoj unë tani?”

Post Scriptum- Dhe pyetja ” ku do të shkoj unë tani?” ka një peshë të padurueshme kur ke një kredi apo qira për të paguar dhe fëmijë për të ushqyer sepse në tregun e punës në Shqipëri nuk ka asnjë rregull loje dhe ndaj gjendja e papunësisë shkakton ankth dhe frikë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.