E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edmond Hoxha/ I dënuar për prostitucion në Belgjikë,
Lajme

Edmond Hoxha/ I dënuar për prostitucion në Belgjikë,

Ankohet për  doganën  në Tiranë tek emisioni “Stop”

Ivnvestigim

TIRANË – Rasti i sekuestrimit të pasurive të vëllezërve Edmond dhe Shkëlzen Hoxha, me vlerë mbi 3.7 milionë euro, ka rikthyer në qendër të vëmendjes një figurë të njohur për drejtësinë belge: Edmond Hoxhën, dikur i dyshuar si pjesë e një rrjeti trafiku prostitucioni dhe droge, sot i shfaqur në ekranet shqiptare si qytetar që ankohet për një motor uji të shitur 15 vite më parë.

Nga dosjet penale në Belgjikë te rikthimi në Shqipëri

Edmond dhe Shkëlzen Hoxha kanë një të shkuar të errët:

Në vitin 2009, të dy u arrestuan në Belgjikë si pjesë e një grupi kriminal për trafik prostitucioni dhe substanca narkotike. Edmond Hoxha ishte i dyshuari kryesor në dosjen “GIRANA” dhe vuajti dënim të gjatë për “trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni”. Shkëlzen Hoxha mbahet mend edhe për një vrasje të kryer në territorin belg.

Pas përfundimit të dënimeve, ata u kthyen në Shqipëri, ku ndër vite investuan në apartamente, biznese, palestra dhe makina luksoze, sot të sekuestruara nga Gjykata e Tiranës në kuadër të hetimit për pastrim parash.

Edmondi me dy mbiemra që ankohet në STOP

Por ironia më e madhe është se i njëjti person, Edmond Hoxha, ditët e fundit është shfaqur në emisionin STOP në Tv Klan, duke rrëfyer një histori që e portretizon si “viktimë të shtetit”:

Në vitin 2010, gjatë pushimeve në Shqipëri, ai kishte sjellë një motor uji dhe kishte paguar 1000 euro garanci doganore. Sipas tij, për shkak të vonesës në doganë, policia nuk regjistroi rikthimin e motorit jashtë vendit. Motorin më pas ai e shiti në Belgjikë, por në Shqipëri dogana i kërkon sot 16 milionë lekë detyrim doganor, me arsyetimin se nuk është bërë mbyllja e regjimit doganor. Edhe pse një hetim i shtrirë deri në Belgjikë dhe vendimi i gjykatës penale e kanë shpallur të pafajshëm, dogana vijon ta ndjekë në rrugë administrative. Aktualisht, çështja është në Apelin Administrativ.

Kontrasti grotesk

Në një vend normal, një person me rekorde kriminale të rënda ndërkombëtare, i dyshuar për trafikim njerëzish dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, do të trajtohej me kujdes nga institucionet, duke u marrë llogari për pasuritë dhe aktivitetin e tij financiar.

Në Shqipëri, tabloja është absurde: i njëjti person shfaqet në televizione duke kërkuar drejtësi për një motor uji, ndërkohë që policia dhe gjykata e Tiranës janë ende duke gjurmuar perandorinë e tij financiare prej miliona eurosh.

Pastrimi i imazhit përmes medias?

Rasti i Edmond Hoxhës ngre pikëpyetje të mëdha:

A është ky një përpjekje për pastrim imazhi përmes ekraneve televizive, në një kohë kur hetimi për pasuritë e tij është në kulm? Pse një histori e vogël doganore merr hapësirë të gjerë mediatike, ndërsa faktet e rënda për krime ndërkombëtare mbeten në hije? A është kjo një strategji për të fituar simpati publike, duke u shfaqur si “i persekutuar” nga burokracia shqiptare, në vend që të shihet si një kriminel i dënuar?

Rasti Hoxha është ilustrim i pastër i mënyrës se si krimi i organizuar përpiqet të riciklojë jo vetëm paratë, por edhe imazhin publik. Nga njëra anë, SPAK dhe policia sekuestron pasuritë e tyre; nga ana tjetër, të njëjtët emra shfaqen në televizione të mëdha duke portretizuar veten si qytetarë të thjeshtë  duke unkuar për padrejtësitë  nga shteti.

https://youtu.be/D8lIVy5khOk?si=HyTItnIrOhMdVnTp

https://youtu.be/D8lIVy5khOk?si=lUazprRrMJ8rHtr8

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.