Nga protesta, djegia e mandateve dhe qëndrimi për negociatat. Ja ç’deklaroi ministri holandez
Ministri holandez, Ferdinand Grapperhaus ne nje konference te perbashket per shtyp me ministren e Drejtesise, Etilda Gjonaj, duke i quajtur protestat nje element shume te rendesishem te demokracise, ka shprehur keqardhjen per vendimin e opozites per djegien e mandateve.

“Më vjen keq që opozita ka marr vendim të djegë mandatet. Dalja nga kuvendi nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë demokratike. Kuvendi është forumi ku duhet trajtuar cështjet kritike për vendin dhe është baza, themeli i cdo demokracie” – ka thene ai.
Pyetur nese qeveria e tij ka nje vendim per celjen e negociatave te Shqiperise me BE, ai ka theksuar se fillimisht duhet pritur raporti vjetor i KE-se.
“Është KE ajo që ka monitoruar, të presim sa të dalë raporti vjetori i KE dhe ne si qeveri do të vendosim me parlamentin në Holandë”- tha ai.
Ai vlerësoi punën e bërë nga qeveria. “Nga gjithë kontaktet që kemi pasur, unë e shoh që Shqipëria, dhe qeveria është vërtet po punon për këtë ndërmarrje monumentale madhore, se kështu e shoh reformën në drejtësi, kjo tregon se qeveria është serioze për ta rritur atë që ka thënë KE”- tha ai.
Një koment në fund e bëri edhe për pritjen me protesta, teksa do të hynte në Ministrinë e Brendshme. “Nuk e shoh si problem kur hyjë në ministrinë e Brendshme dhe njerëzit bërtasin, të gjithë duhet të shprehin mendimin e tyre”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



