E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga rrjeti i drogës, te tentativa për vrasje! Kush janë 2 autorët e plagosjes në Tiranë
Publik News

Nga rrjeti i drogës, te tentativa për vrasje! Kush janë 2 autorët e plagosjes në Tiranë

Në pranga për plagosjen e Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vellës 25 vjeç në kryeqytet ka rënë Fatjon Palushi, Daniel Manushi, dhe njëri prej të plagosurve Aleksandër Nikolli, ndërkohë që është shpallur në kërkim Islam Xhetani.

Ky i  fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. I riu ka qenë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi Gjykata e Matit, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në 2016 është bërë ekstradimi i tij nga Sofia/Bullgari, ku u bë i mundur arrestimi i  tij.

Jo më pak i  njohur rezulton Fatjon Palushi. Ai është arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve. Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në ‘arrest shtëpie’./Abc

Daniel Palushi

1

Fatjon Palushi

2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.