E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngrihet alarmi: Armatimi pa leje sot në Shqipëri, si në ’97-ën
Lajme

Ngrihet alarmi: Armatimi pa leje sot në Shqipëri, si në ’97-ën

Një debat banal për një filxhan kafeje përfundoi me gjakderdhje në orët e para të mëngjesit në Manzë, ku dy të rinj humbën jetën tragjikisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, kur Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Daniel Pepa, 21 vjeç, u ulën në një lokal dhe kërkuan kafe. Kamerieri, Alteo Pepa, që ndodhej në tavolinë bashkë me Flori Paluçin, 33 vjeç, u tha se ekspresi ishte i fikur dhe nuk mund t’u shërbente. Kaq mjaftoi që biseda të kthehej në debat, e më pas në përplasje fizike dhe përdorim armësh.

Sipas të dhënave paraprake, sherri eskaloi brenda pak sekondash, duke u shndërruar në një përleshje të armatosur që u mori jetën të rinjve.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur alarmin për nivelin e armatosjes në ambientet e tilla, duke kërkuar kontrolle urgjente nga policia.

“Në 1:30 të natës, njëri ngrihet dhe godet kamerierin sepse s’i bëri kafen, pastaj tjetri qëllon mbi të. Sot, një në tre makina del me armë. Këto lokale duhen kontrolluar, sepse kemi arritur në një nivel armatosjeje që na kujton vitin ’97,” – u shpreh Karamuço.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.