E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë u gjet në vilë? Dalin detaje të reja nga skandali +18 i Adi Hilës
Lajme

Çfarë u gjet në vilë? Dalin detaje të reja nga skandali +18 i Adi Hilës

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës, ku po merret në pyetje nga hetuesit e Krimeve Kibernetike lidhur me videot me përmbajtje intime që janë publikuar dhe shpërndarë në rrjet.

Paraqitja e Hilës në polici vjen në kuadër të hetimit të nisur për të zbardhur origjinën e materialeve filmike, mënyrën se si janë siguruar ato dhe personat që kanë pasur rol në publikimin apo përhapjen e tyre online.

Dosja është referuar edhe në Prokurori, ndërsa grupi hetimor po verifikon disa pista lidhur me pajisjet e përdorura për regjistrimin e pamjeve dhe mënyrën se si materialet kanë përfunduar në internet.

Karamuço: Hetuesit po ndjekin disa pista

Detaje të tjera janë bërë publike nga profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë një diskutimi në emisionin “Top Story”.

Karamuço tha se hetimi po përqendrohet edhe te pajisjet elektronike dhe personat që dyshohet se kanë pasur akses te materialet. Ai pretendoi se videot vazhdojnë të qarkullojnë në internet dhe se pas tyre mund të ketë persona që synojnë të përfitojnë financiarisht nga klikimet.

“Hila nuk është viktimë. Duhet të biem dakord, kaq. Ai njeri do të gjykohet dhe dënohet për këtë. I ka futur ata njerëz në një shtëpi që ka pasur kamera, i ka gënjyer, i ka dërguar në një ambient me kamera. Është laptopi që është përdorur. Janë disa pista që po hetohen.”

Sipas Karamuços, një tjetër drejtim i hetimit lidhet me personat që mund të kenë marrë materialet dhe më pas t’i kenë shitur apo publikuar në internet.

“Policia është për të parë se kush është shitësi, kush i ka çuar për t’i shitur, janë formate që duan të përfitojnë me klikime.”

Profesori i Kriminalistikës shtoi se materialet e reja vazhdojnë të shfaqen online, ndërsa autorët mund të përdorin ndryshime të adresave IP-së dhe emrave të videove për t’i rikthyer ato në qarkullim.

“Edhe sot kanë dalë video të tjera. Ato vijojnë të fitojnë para edhe pse sepse po klikohen. Këta ndryshojnë IP, emrin e videove dhe ato vijojnë të përhapen, nuk frenon dot më, as Europol-i, është e pamundur. Shitësi i parë, shitësi i dytë po kërkohen.”

Çakuli ngre çështjen e përgjegjësisë penale

Gjatë diskutimit, gazetari Filip Çakuli ngriti pyetjen se cili element i veprimeve të kryera në këtë rast mund të përbëjë shkelje penale: regjistrimi i pamjeve apo publikimi dhe shpërndarja e tyre.

“Vepër penale, në aspektin juridik, është regjistrimi apo shpërndarja e videove? Mund të jetë një manjak seksual që do t’i ketë ato video. Mendoj që publikimi përbën një akt penal flagrant.”

Karamuço u shpreh se, në varësi të rrethanave dhe mënyrës së realizimit të regjistrimeve, përgjegjësia penale mund të lidhet me të dyja veprimet.

Ai foli edhe për kontrollet dhe verifikimet e kryera në një vilë, ku sipas tij është zbuluar një hapësirë në katin e tretë që shërbente si studio dhe ambient i veçantë.

“Të dyja përbëjnë vepër penale. Po nuk ia the tjetrit që merr në shtëpi që po filmohesh, je për burg. Është ndërhyrje në veprën penale, në filmimin pa dhënë autori pëlqim.”

Sipas deklarimeve të Karamuços, kamerat nuk ishin të ekspozuara dhe dyshohet se kanë qenë të fshehura. Pajisjet, sipas tij, ishin të lidhura me një laptop, ndërsa hetimi po përpiqet të përcaktojë mënyrën e përdorimit të tyre.

“Kamera ishte e lidhur me një laptop. Mendoj që kamera nuk është gjetur, nëse ky nuk paraqitet nesër del në kërkim policor. Ka thënë që do vij me avokat. Nga videot del që është kamera e fshehtë. Duket që është kamerë.”

Në vijim pritet që hetimet të sqarojnë se kush i ka realizuar regjistrimet, si janë siguruar materialet dhe kush qëndron pas publikimit e shpërndarjes së tyre në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.