E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis hetimi për universitetin e Anastas Angjelit /3 milionë Euro pagesa studentësh në vit, i deklaron “Kontribute vullnetare”
Publik News

Nis hetimi për universitetin e Anastas Angjelit /3 milionë Euro pagesa studentësh në vit, i deklaron “Kontribute vullnetare”

Duhet hetuar dhe dosja e pronësisë së truallit, ku ka ndërtuar godinën e universitetit “Mesdhetar”, të cilin në Ministrinë e Arsimit e ka me leje “Institucion Privat Arsimi i Lartë” dhënë nga Sali Berisha; ndërsa në tatime, prej 12 vitesh dorëzon raporte financiare sikur është OJF me “zero fitim”, duke fshehur të ardhurat nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të bilanceve kontabël, që i bën fiktivisht me një ekspert të “pavarur”, por që është vartës i gruas dhe djalit të “mumuthit” në Ministrinë e Financave

Pas denoncimit të provave shkresore në media , për biznesin e madh “Universiteti Mesdhetar”, të cilin pronari Anastas Angjeli e paraqet si OJF me fitim “zero” lekë, ka nisur hetimi tatimor për mashtrim fiskal me bilancet vjetore.

Fakti, që pronari i këtij universiteti është ish-ministër Financash e aktualisht deputet dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave, hetimi ka nisur nga SPAK, duke i kërkuar Ministrisë së Financave, raport lidhur me aktivitetin ekonomik faktik e të dhënat në bilance.

Para 3 ditësh, tatimet kanë nisur të krahasojnë bilancet që “mumuthi” ka dorëzuara prej 12 vitesh si “OJF”;  lejen dhe regjistrat e numrit vjetor të studenteve në Ministrinë e Arsimit dhe skedën e tarifave të regjistrimit, që ky universitet ka aplikuar për çdo degë.

Është konstatuar, se për të fshehur fitimet në biznesin universiteti “Mesdhtar”, Anastas Angjeli ka mashtruar shtetin, duke falsifikuar emërtimin e pagesave që kanë bërë studentët për regjistrim.

Referuar dokumenteve të para që ka zbuluar hetimi i nisur, rezulton se të ardhurat nga pagesat që kanë bërë studentët, për regjistrim në universitetin “Mesdhetar”, Anastas Agjeli i ka pasqyruar si “Kontribute vullnetare të studentëve”.

Ky mashtrim fiskal ndaj shtetit, deri tani është zbaluar për 5 vitet e fundit, konkretisht, në vitin mësimor 2016-2017 janë 3.1 miliardë lekë pagesa studentësh, ndërsa në vitin mësimor 2017-2018 janë 2.9 miliardë lekë.

Në vitin mësimor 2018-2019, të ardhurat nga studentët janë mbi 3.1 miliardë lekë; për vitin 2019-2020 janë 3.4 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2020-2021 ka deklaruar 3.6 miliardë lekë.

Këto miliarda lekë, që ua zhvat studentëve për t’u dhënë nga 1 copë karton me logon “Diplomë-Universiteti Mesdhetar”; Anastas Angjeli nuk i pasqyron si të ardhura e fitime biznesi, por si “Kontribute vullnetare të paguara nga studentët”.

Këtë mashtrim e realizon dhe e fsheh duke e regjistruar universitetin si “OJF-Qendra Mesdhetare”; me Vendimin Nr. 411, datë 06.07.2007 të Gjykatës-Tiranë, për gjoja aktivitet shkencor.

Por  në fakt, me VKM nr. 177, datë 19.02.2009 të firmosur nga Sali Berisha; ai është pajisur me leje si biznes privat në arsimin e lartë, me të drejtë dhënie diplomash për ciklin “Bachelor” në degët Shkenca Politike, Ekonomi, Marrdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci.

Në 12 vite, ka deklaruar nga 1800-2000 studentë, të cilët kanë paguar tarifat e vendosura nga Anastas Angjeli për studime, ndërsa në letra pasyrohen si kontribute vullnetare.

Përveç këtij mashtrimi, Anastas Angjeli i fsheh të ardhurat reale edhe duke deklaruar, se 12% e numrit të studentëve, nuk paguajnë mbasi janë jetimë, të varfër, me aftësi të kufizuara; madje dhe si gjoja fëmijë dëshmorësh të luftës, kur fëmijët më të vegjël të dëshmorëve… sot janë 77 vjeç.

FAKT/ Hetimin tatimor, ka tentuar ta bllokojë “mumuthi”, duke kërkuar ndërhyrjen e Ramës, por nuk ia ka dalë dot; ndërsa pas tij, ka tentuar ta bllokojë te tatimet edhe i biri Eros Angjeli, Drejtor i Përgjithshëm i Kontrollit Financiar në Ministrinë e Financave; dhe gruaja Greta Angjeli, Kryetare e  Këshillit Kombëtar të Ekspertëve Kontabël po në këtë ministri.

Ajo që duhet hetuar nga SPAK është pronësia e truallit ish-pasuri shtetërore, mbi të cilën “ikona” e korrupsionit Anastas Angjeli, ka ndërtuar universitetin “Mesdhetar” në formë trageti.Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.