Nisin verifikimet për policët që qëlluan 77- vjeçarin Haxhi Lika
Pas plagosjes së 77 vjeçarit, Haxhi Lika gjatë një aksioni të RENEA-s ka reaguar edhe SHBÇA. Në një deklaratë SHBÇA ka zbuluar se ka nisur verifikimin për të sqaruar rrethanat e plagosjes dhe nëse veprimet e policisë ishin konform rregullave.
77- vjeçari Haxhi Lika, i cili mbeti i plagosur gjatë një aksioni të forcave RENEA në Divjakë në fshatin Rremas ka zbuluar edhe si ndodhi ngjarja. “U ngrita herët në mëngjes për të përgatitur ushqimin e lopëve. Ne ishim brenda në dhomë, u ngritëm. Erdhi policia, dola në dritare për të parë se çfarë do të ndodhte dhe aty thirrën polcia. Dola në dritare ngrita grilat dhe aty më qëlluan. Më qëlloi policia. Nuk është e vërtetë që kam dalë me çifte.”
Lika, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, u shpreh për Fax Neës se nuk ka lidhje me personat që kërkohen policia dhe se nuk i njeh fare.
‘Më çuan në Lushnje ku mora mjekimin dhe më pas në Tiranë. Në Lushnje me bënë dhe skaner.Unë nuk kam strehuar persona të dyshuar në banesë. Unë nuk i njoh personat që kërkon policia.’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



