E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Niveli i listave të mbyllura PS dhe PD, si qesëndia e Saramagos
Flash

Niveli i listave të mbyllura PS dhe PD, si qesëndia e Saramagos

Ben Andoni

Listat e mbyllura të PS-së dhe PD-së, dy partive tona të mëdha në qarqet kryesore, ka treguar realisht fizionominë e grupeve politike që mëtojnë, ose duan t’i afrohen pushtetit. Do të punojnë më të ndjekurit dhe më punëtorët në Listat e Hapura, do të vegjetojnë ata në Listat e Mbyllura, militantët do të duhet të robtohen për votat e formacioneve, kryetarët do të mbledhin frytet, duke ngritur kultin e tyre (me fjalimet patetike).

Nobelisti Jose Saramago, shkrimtari i njohur i “Verbërisë”, e cilësonte jo shumë ndryshe, por në një aspekt piramidal në karakterin social një kuadër gati të tillë: “Shpërndarja e detyrave midis punonjësve të ndryshëm ndjek një rregull të thjeshtë, që është se: detyra e anëtarëve të secilës kategori është e detyruar të bëjë sa më shumë punë të jetë e mundur, në mënyrë që vetëm një pjesë e vogël e asaj pune të kalojë në kategorinë e mëlartme.

Kjo do të thotë se nëpunësit e thjeshtë (lexo: punëtorët-militantët) janë të detyruar të punojnë pa pushim nga mëngjesi deri në mbrëmje, ndërsa nëpunësit (shefat e vegjël) e bëjnë këtë herë pas here, ata që vinë sipër tyre, por që janë poshtë shefit (të dërguarit e kryetarëve: Shefat e qarqeve) shumë rrallë, kurse Ofiqari (Kryetarët) pothuajse kurrë”. Listës i mungon vetëm paradoksi, sepse kryetarët dalin në terren dhe flasin sikur të mos jenë përballë shqiptarëve që i kanë nanuritur 4 vite me radhë. Më 12 maj do të shikojmë pas përfundimit të votimeve të gjithë këtë konfigurim të listave, por edhe pasojat e shumta të pakënaqësive që tashmë u nxorën nga disa personazhe të partive për listimin e tyre, por që me certifikimin e zgjedhjeve, do të jenë me gjasa shumë më tepër.

E para, sepse një pjesë di vetëm të bëjë një punë që shpesh ka treguar se nuk është punë, pasi thjesht në parlament janë kartonëngritës, kurse e dyta lidhet me humbjen e përfitimeve që përkthehet edhe në mungesë pushteti për njerëzit e parlamentit. Dhe, shëmbëllimi i deputetëve tanë me strukturën e Saramagos mbetet, pasi politika e sotme nuk kuptohet si punë, por si mënyrë për të punuar sa më pak që të jetë e mundur, duke maksimalizuar përfitimet. Pasojat dihet dhe i shikojmë në indikacionet social-ekonomike të vendit dhe shqiptarëve të thjeshtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.