NJË HAJDUT, do negociojë hyrjen e Shqipërisë në BE
Ilir Beqaj, qytetari i nderuar që nuk la fond pa vjedhur për sa kohë ishte në pushtet, është shpërblyer përsëri nga qeveria.
Në vend që të dërgohej për t’u shlodhur në një resort plot hekura, pranga e tela me gjemba, i njohur në gjuhën popullore si burg, Beqaj është emëruar nga Rama si pjesë e grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
I urojmë zotit Beqaj suksese në detyrën e re dhe shpresojmë të na e zbardhë faqen para Europës me eksperiencën e tij të vyer në luftën kundra korrupsionit./joq
VENDIM
Nr. 600, datë 18.10.2023
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E
FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR
DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE
TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të
Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave,
“Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e
negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin
Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr .422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për
përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e
Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në
Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Fjalët “… – Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm…” zëvendësohen me “ … –
Z. Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe
Koordinimit të Ndihmës;”;
b) Fjalët “. – Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator
përgjegjës për kapitullin 15 …”, shfuqizohen;
c) Fjalët “… – Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,
negociator përgjegjës për kapitujt 14 e 21 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10 …”
zëvendësohen me “ … – Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,
negociator përgjegjës për kapitujt 14, 15 e 21 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10.”.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



