E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Njerëzit flenë në tokë”/ Zelensky rrëqeth në Kuvend: Rusët u mbushin këpucët me ujë dhe i lënë në të ftohtë
Lajme

“Njerëzit flenë në tokë”/ Zelensky rrëqeth në Kuvend: Rusët u mbushin këpucët me ujë dhe i lënë në të ftohtë

Presidenti Volodymyr Zelensky mbajti ditën e sotme një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalët e tij, Zelensky foli për luftën duke përshkruar mizoritë e Rusisë. Ai tregoi torturat mizore për ukrainasit e zënë rob.

“Të moshuarit që kanë mbijetuar luftën e dytë botërore thonë se nuk kanë parë mizori të tilla. Ushtria ruse ka një metodë të veçantë të luftimit. Njerëzit flenë në tokë me këmbë të ngrira. Ne gjejmë vazhdimisht njerëz me duar të lidhura e të torturuar. Njerëzit gjenden ngado në pyje në bodrume në rrugë. Ushtria ruse detyron dhe torturon të rinjtë, u mbushin këpucët me ujë dhe i lënë në të ftohtë. Ata nuk i lënë të lëvizin.”- tha presidenti ukrainas.

Zelensky i flet Shqipërisë: Mbështetja juaj më kujton nënë Terezën, ju uroj sot atë që ukrainasit i urojnë njëri-tjetrit, paqen!

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti ditën e sotme një video-mesazh në Kuvendin e Shqipërisë.

Zelensky falënderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe miqësinë, e po ashtu për përkujdesjen ndaj refugjatëve ukrainas  që kanë mbërritur në vendin tonë. Zelensky tha se që prej datës 24 shkurt, Rusia e ka kthyer jetën e ukrainasve në një rrezik të përditshëm për jetën, duke bombarduar pa reshtur, qoftë edhe në rastet e festave si Pashkët ortodokse apo Fiter Bajramin e myslymanëve.

Fjala e Zelenskyt:

Populli i Shqipërisë, myslimanët në mbarë botën festuan Bajramin që shënon fundin e Ramazanit, muaji i shenjtë i agjërimit. Ju përgëzoj për këtë festë dhe ju uroj atë që të gjithë ukrainasit sot i urojnë njëri-tjetrit, paqen!

Gjatë këtij muaji nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme të qetë dhe paqësore kështu jetojmë që në 24 shkurt, Rusia i ka kthyer ditët tona në rrezik për jetë.

Dje një 14-vjeçar në Odessa ka humbur jetën dhe një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur, 120 fëmijë u vranë dhe 406 u plagosën. Sot është një ceremoni lamtumire për gazetaren që u vra nga raketa ruse që goditi ndërtesën e saj.

Dje si pasojë e një bombardimi raketor në qytetin e Odesës një 14-vjeçar ka humbur jetën. 220 fëmijë u vranë dhe 406 u plagosën. Sot është një ceremoni për gazetaren e vrarë. Rusia po godet qytetet dhe fshatrat tona pa kursyer asgjë. 1/5 nga të gjitha shtëpitë janë shkatërruar tashmë. Granatimet vazhdojnë, ndërsa Mariupoli është shkatërruar plotësisht nuk ka ndërtesa të pashkatërruara. Ka qenë i rrethuar nga ushtria ruse që nga fillimi i luftës.

Është gati një qytet plotësisht i djegur. Është kërkuar të pushonte luftimet të paktën në pashkët ortodokse por nuk është ndalur. Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë asnjë objekt të krishterë. Ata dëshirojnë të shkojnë më tej nuk duan të ndalojnë. Kjo është tirania më e keqe e parë ndonjëherë në shekullin XX. I përgëzoj të gjithë që luftojnë me ne dhe na mbështesin. Jam mirnjohës që nuk hezitoni të mendoni se kë do të mbshtesni dhe na jepni mbështetje. Ky qëndrim i juaj ndaj popullit tonë na bën të kujtojmë nënë Terezën shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën. Faleminderit Shqipëri, për mbështetjen për miqësinë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.