Përmes një testi të realizuar në studio, Anxhelo iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve që iu drejtuan. 9 vjeçari tha me përpikmëri vitin e saktë të nisjes së ndërtimit të Shtëpisë së Bardhë, emrat e presidentëve të SHBA-ve dhe shumë data të tjera.

Këto njohuri Anxhelo i ka pëfituar duke lexuar shumë. Fakti që i ati është i apasionuar pas historisë dhe gjeografisë, e ka ndihmuar shumë 9 vjeçarin që të studiojë më shumë rreth këtyre dy fushave.




