“Nuk ka forcë mbi “dhe” dhe forcë mbi tokë që ta bëjë Lulzim Bashën që të shkelë me këmbë vullnetin tuaj dhe sakrificën tuaj
Publik.live 17/04/2017 ora 10:29
Kreu i Partisë Demokratike nga çadra e lirisë është shprehur se nuk ka kthim pas edhe pas kritikave që i bëri faktori ndërkombëtar gjatë ditës së sotme.
“Nuk ka forcë mbi “dhe” dhe forcë mbi tokë që ta bëjë Lulzim Bashën që të shkelë me këmbë vullnetin tuaj dhe sakrificën tuaj. Kjo iu nderon si qytetarë, si prindër, si të rinj dhe të reja dhe na nderon të gjithëve si demokratë për t’i qenë në krye Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk do humbasmn durimin me miqtë tanë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne do ja dalim për tek ëndrra jonë për Republikë të re.
Ne jemi të vendosur që së bashku me ju, orë për orë dhe ditë për ditë do të shpalosim para miqve tanë të vërtetat. Pa i njohur këto të vërteta askush nuk e ndihmon Shqipërinë. Nuk ka rrugë tjetër deri në krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira. Ka vetëm një rrugë.
Shushunjat e republikës së vjetër u them që të mos hanë mjaltë kaq shpejt. Ne nuk kthehemi pas me partinë e krimit dhe të korrupsionit”, ështëshprehur Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



