E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk qenka Dumani, ja kush e paska zbuluar “PLUMBIN e ARTË”
Lajme

Nuk qenka Dumani, ja kush e paska zbuluar “PLUMBIN e ARTË”

Gazetarja Anila Hoxha, gjatë një interviste në programin “Top Story”, ka folur mbi kandidatët që synojnë drejtimin e SPAK-ut, duke dhënë detaje interesante mbi profilin e secilit prej tyre.

Në fokus të bisedës së saj ishte prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila është e vetmja femër që ka shprehur interes për të udhëhequr Prokurorinë e Posaçme. Hoxha e vlerësoi Musabelliu si një profesioniste të lartë dhe e përmendi si atë që ka zbuluar emrin e Nuredin Dumanit, tashmë të penduarin e drejtësisë. Sipas gazetares, Musabelliu ka hetuar dhe ka sjellë dënime ndaj grupeve kriminale si dhe ka marrë pjesë në hetime të ndjeshme, si çështja e “Plumbit të Artë”, duke përfshirë edhe hetimin e gjyqtarëve.

“Doloreza Musabelliu ka pasur një rol modest, por ka bërë hetime të fuqishme. Ka hetuar grupin e ‘Plumbit të Artë’, ka zbuluar emrin e Nuredin Dumanit dhe është e para që ka pasur sukses me disa të penduar. Çështja e Haxhisë është një tjetër shembull i punës së saj. Ajo është një prokurore me shumë integritet dhe ka një profil të lartë,” tha Hoxha.

Në konkurrencë për drejtimin e SPAK-ut janë edhe emra të tjerë të njohur, si Elvin Goka, Adnan Xholi dhe Klodian Braho, të cilët synojnë të udhëhojnë këtë institucion për një mandat 3-vjeçar, pa mundësinë e rikandidimit.

Ky proces do të përzgjedhë drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme, një vend që ka një rëndësi të veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.