E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuredin Dumani godet policin e burgjeve te 313-ta
Lajme

Nuredin Dumani godet policin e burgjeve te 313-ta

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e paraburgimit nr. 313 në Tiranë, pikërisht në sektorin e sigurisë së lartë ku mbahen disa prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Në mesin e muajit gusht 2026, brenda ambienteve të paraburgimit, ka pasur një përplasje fizike mes të penduarit të drejtësisë dhe të dënuarit Nuredin Dumani dhe një punonjësi të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sina.

Sipas të dhënave të raportuara, Sina ka bërë kallëzim pranë Policisë së Burgjeve pas incidentit. Në vijim, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Dumani ka goditur fizikisht punonjësin e policisë, i cili ishte ngarkuar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve për garantimin e sigurisë së tij fizike.

Incidenti merr rëndësi të veçantë për shkak të statusit të Dumanit si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe masave të posaçme të sigurisë që janë marrë për mbrojtjen e tij.

Megjithatë, ende nuk është bërë i ditur motivi që ka çuar në përplasjen mes dy personave dhe as rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur incidenti.

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që në kuadër të procedimit të merren në pyetje personat që kanë dijeni për konfliktin dhe të verifikohen rrethanat brenda sektorit të sigurisë së lartë.

Ngjarja ngre gjithashtu pikëpyetje mbi funksionimin e masave të sigurisë në një prej sektorëve më të kontrolluar të sistemit penitenciar, ku qëndrojnë persona që konsiderohen të rëndësishëm për proceset e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.