E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni   i SPAK, Arben Kraja flet për dyshimet për dekonspirimin e aksionit
Lajme

Operacioni i SPAK, Arben Kraja flet për dyshimet për dekonspirimin e aksionit

Arben Kraja: Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim por proceduat kërkojnë kohën e duhur se kishte numer të lartë personash me masë sigurimi.

Ishin marrë masat për të ekzekutuar vendimet e gjykatës, është dicka që po vijon e nuk ka probleme deri tani.

Kreu i SPAK Arben Kraja ka folur dhe për rolin e efektivit të policisë të arrestuar sot. Ai tha se personi është pjesë e strukturave të policisë. “Urdhër arresti është për veprën penale shpërdorim i detyrës. Detaje të tjera nuk mund të jepen sepse është pjesë e hetimit”, tha ai.

I pyetur për dyshimet për dekonspirim të operacionit, ai tha se nuk ka asnjë dyshim, por se duke qenë një numër i madh personash kërkonte kohën e duhur.
“Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim, por procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur sepse janë një numër i madh personash për të cilët kishte masa arresti”, deklaroi Kraja.

Sa i përket personave të arrestuar tashmë për vepra të tjera penale, kreu i SPAK tha se janë në procese të tjera. Për ata që nuk janë kapur ende ai deklaroi se operacioni vijon dhe s’mund të jepen detaje. Kraja theksoi vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund.

“Janë disa që janë në masë sigurie. Janë në procese të tjera. Për sa i përket personave që nuk janë kapur ende nuk mund të jap emra. Jemi të vendosur të shkojmë deri në fund, pavarësisht se është i fortë apo nuk është i fortë, ka mbështetje apo nuk ka mbështetje”, deklaroi Kraja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.