E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita ‘nuk i ndahet’ ODIHR, i dërgon letër dhe kërkon përgjigje ‘të shpejtë’ për 5 çështje kyçe p
Publik News

Opozita ‘nuk i ndahet’ ODIHR, i dërgon letër dhe kërkon përgjigje ‘të shpejtë’ për 5 çështje kyçe p

Opozita e Bashkuar i ka dërguar një letër misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri dhe kërkon përgjigje për 5 çështje kyçe.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, Opozita paraqiti një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE/ ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord. “Deri tani, PS ka refuzuar t’i bashkohet kërkesës, duke përdorur “sovranitetin” si argument kundër përfshirjes së OSBE/ODIHR, megjithëse kjo është pjesë e marrëveshjeve për reformën zgjedhore”, thuhet në letrën e Opozitës, ndërsa listohen dhe 5 çështjet kyçe.

5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita:

1.  A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?

2.  A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.

3.  A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?

4.  A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?

5.  Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Në letrën drejtuar OSBE/ODIHR, ku shpjegohet edhe qendrimi i palëve, opozita thekson se koha e përgjigjes është shumë e rëndësishme.

“Do ta vlerësonim shumë përgjigjen e shpejtë ndaj çështjeve të mësipërme, pasi është shumë e rëndësishme për të adresuar mosmarrëveshjet mes palëve, me synim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për palët, që do të krijonte një klimë besimi të qytetarëve në një proces zgjedhor demokratik”, thuhet në kërkesën e Opozitës së Bashkuar drentuar OSBE/ODIHR-it.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.