E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita zbulon orën e protestës, ja rrugët që do bllokohen
Lajme

Opozita zbulon orën e protestës, ja rrugët që do bllokohen

Protesta e opozitës, e paralajmëruar të zhvillohet këtë të premte përpara Kryeministrisë në Tiranë, do të nisë në orën 19:00.

Në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave, i cili parashikon kufizime të përkohshme në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”. Po ashtu, do të ketë kufizime edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Autoritetet bëjnë me dije se, në varësi të ecurisë së protestës, mund të ndërmerren masa shtesë, duke përfshirë bllokime të tjera të përkohshme në akse të ndryshme rrugore.

Policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këto zona gjatë orareve të përcaktuara dhe të përdorin alternativa të tjera për qarkullimin në qytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.