E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Orë vendimtare për jetën e avokatit  Sokol Mëngjesi që u dhunua barbarisht
Lajme

Orë vendimtare për jetën e avokatit Sokol Mëngjesi që u dhunua barbarisht

Avokati Sokol Mëngjesi,  i cili u dhunua barbarisht nga 4 të rinj , është në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion të Spitalit të Traumës, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.

Sipas burimeve nga spitali i Traumës do të pritet deri të hënën dhe nëse gjendja do të jetë e njëjtë siç po vijon dhe nuk do ketë përkeqësim, do të tentohet zgjimi, për ta nxjerrë nga intubimi.

Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës mbahet seanca për autorë dhe organizatorin.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, organizatorin dhe njëri nga autorët e sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.