E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pak ditë pas ndryshimeve brenda partisë, kryeministri Rama takim me Sekretariatin e ri
Publik News

Pak ditë pas ndryshimeve brenda partisë, kryeministri Rama takim me Sekretariatin e ri

Pak ditë pas ndryshimeve brenda Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Sekretariatin e ri te forcës politike që ai drejton.

Kryeministri Rama pak dite me parë, në Asamblene Kombetare riformatoi tërësisht sekretariatin e partisë, ndërsa disa nga ish-ministrat morën detyra të larta partie.

Postin e Sekretarit të Përgjithshëm ia besoi Damian Gjiknurit.

Nga ministër i Turizmit, Blendi Klosi rikthehet sërish si sekretar organizativ në PS.

Dy ministret e kabinetit “Rama 2” Etilda Gjonaj dhe Anila Denaj respektivisht në PS do të drejtojnë Forumin e Gruas dhe Burimet Njerëzore.

Ish-ministri i Diasporës, Pandeli Majko, mori votat e nevojshme për të qenë në kryesi, po ashtu edhe Erion Braçe nga zv.kryeministër mori votat për në kryesi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.