E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje shokuese! Infermierja shqiptare linte pa ushqim e lakuriq në tokë të sëmurët mendorë
Bota

Pamje shokuese! Infermierja shqiptare linte pa ushqim e lakuriq në tokë të sëmurët mendorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 3 infermiere të një qendre të trajtimit të personave të sëmurë mendorë, kryenin mbi ta akte barbare dhe çnjerëzore.

Prokuroria ka nisur hetimet për 3 punonjës, një italian, një shtetase rumune dhe një shqiptare, e quajtur Vjollca Fehrati, 46 vjeçare.

Të tre këta punonjës në bashkëpunim me njëri tjetrin silleshin në mënyrë plotësisht çnjerëzore me të sëmurët mendorë të qendrës shëndetësore duke i fyer, poshtëruar e duke i mos ushqyer. Madje ka patur raste që dhuna shkonte deri aty saqë i linin përtokë në dysheme, pa asnjë rrobë në trup.

Për të agravuar më shumë situatën, në këtë pavion ka ndodhur dhe një vdekje. Personi në fjalë vuante nga probleme të frymë-marrjes dhe policia dyshon se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë së punonjëseve në fjalë.

Hetimi që kryehej në këtë klikinë ka zgjatur, pasi policia kishte vendosur dhe kamera të fshehta në brendësi të likinës, ku janë dokumentuar dhe një sërë skenash të dhunës e sjelljes çnjërëzore që është ushtruar mbi pacientët e sëmurë./Gazeta Express

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.