E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Panik në lokal, një person hyn me armë zjarri. Policia jep detajet
Publik News

Panik në lokal, një person hyn me armë zjarri. Policia jep detajet

Policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur një lokal në rrugën “Spiro Çipi”.

“Një shtetas hyri me armë zjarri dhe po kërcënonte shtetasen P. R., qiradhënëse e lokalit. Pas nderhyrjes se policise, ne pranga u vu shtetasi A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

NJOFTIMI 

Hyri me armë në lokal, duke kërcënuar me pistoletë qiradhënësen e lokalit, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën “Spiro Çipi”, një shtetas kishte hyrë me armë zjarri dhe po kërcënonte për motive të dobëta një shtetase, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kanosi dhe kërcënoi për vrasje shtetasen P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap shtetasi i lartpërmendur.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, e cila është dërguar në laboratorin kriminalistik, për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.