E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa Françesku shtrohet në spital, probleme me frymëmarrjen
Bota

Papa Françesku shtrohet në spital, probleme me frymëmarrjen

Papa Françesku do të duhet t’i kalojë disa ditë në një spital në Romë. Sipas Vatikanit, shkak për këtë është bërë infeksioni në organet e frymëmarrjes.86-vjeçari kishte pasur vështirësi në frymëmarrje gjatë ditëve të fundit. Papa Françesku është prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh mirënjohjen e tij për afërsinë dhe lutjet”, thuhet në deklaratë.

Sipas një burimi të BBC, stafi i tij më i afërt, përfshirë këtu edhe sigurimin, kanë qëndruar me të në spital gjatë orëve të para të së enjtes. Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi që janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve. Në fundjavë ishte planifikuar një meshë e madhe, ndërsa festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.