E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i fortë i PD: Pse u hoq shqiponja dhe çfarë fshihet pas shembjes së banesave në Astir
Lajme

Paralajmërimi i fortë i PD: Pse u hoq shqiponja dhe çfarë fshihet pas shembjes së banesave në Astir

Kanë vazhduar replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, Lidhur me heqjen e simbolit të shqiponjës në hyrje të Tiranës.

Pas reagimit që bëri pak më herët Rama, Lulzim Basha në një postim të bërë në Twitter ka paralajmëruar se nesër PD do të publikojë fakti dhe dokumente lidhur me aferën që fshihet në projektin e rrugës së re, prishjes së banesave si dhe heqjen e simbolit të Shqiponjës.

“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re.”, ka shkruar Lulzim Basha në Twitter.

 

basha

Më herët Rama në Twitter shkruante: Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.