Paralajmërimi i Gazment Bardhit: Kemi prova për deputetin oligark të Ramës, ka bërë disa shkelje në Shqipëri
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi është shprehur mbrëmjen e sotme se një deputet i PS duhet ta kishte humbur mandatin prej kohësh.
Gazment Bardhi tha se “deputeti oligark” i Ramës ka kryer disa shkelje në Shqipëri dhe sipas tij PD është duke mbledhur fakte për të kompletuar dosjen e tij dhe për ta bërë më pas publike.
“Një deputet i PS duhet të kishte humbur mandatin prej kohësh.
Është një oligark që është në grupin parlamentar të PS. Se në PS ka tre kategori deputetësh. Janë pedagogët, ata që dalin të dosja 339, dhe grupi i oligarkëve që përdoren për të blerë votat.
Kemi disa prova, jemi duke mbledhur dhe prova të tjera për ta kompletuar dosjen. Shkeljet janë bërë në Shqipëri dhe nuk presim letër-porosi nga jashtë vendit”, u shpreh Gazmet Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



