E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi: SPAK ka gati kërkesa të tjera për heqje imuniteti
Lajme

Paralajmërimi: SPAK ka gati kërkesa të tjera për heqje imuniteti

Gazetari Basir Çollaku ka bërë deklarata të forta lidhur me zhvillimet politike në vend dhe ecurinë e hetimeve nga SPAK, duke paralajmëruar një valë të re përballjesh mes drejtësisë dhe politikës.

I ftuar në emisionin Off the Record, Çollaku u shpreh se pritet që në vijim të ketë kërkesa të tjera për heqjen e imunitetit të deputetëve, ndërsa disa zyrtarë të lartë janë tashmë nën hetim.

Sipas tij, disa ministra të qeverisë ndodhen nën presion të fortë për shkak të përfshirjes në dosje hetimore dhe lidhjeve të dyshuara me grupe kriminale. Ai la të kuptohet se këto zhvillime mund të çojnë në tronditje të reja në skenën politike.

Gazetari theksoi gjithashtu se reagimet e fundit të partnerëve ndërkombëtarë tregojnë shqetësim për mënyrën si po funksionojnë institucionet në vend. Ai solli në vëmendje praninë e diplomatëve të huaj në institucionet e drejtësisë, duke e cilësuar këtë si një situatë të pazakontë për standardet perëndimore.

“Ministri i Jashtëm gjerman ka qenë në Strukturën e Posaçme, ambasadori gjerman ka qenë në SPAK. Në vende si Gjermania apo Franca, ambasadorët nuk shkojnë në prokurori. Atje institucionet janë të ndara dhe funksionojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa këtu kjo ndodh për të garantuar proceset demokratike dhe për të shmangur ndikimin e elementëve kriminalë,” u shpreh ai.

Çollaku paralajmëroi se hetimet e SPAK pritet të prodhojnë zhvillime të tjera konkrete, përfshirë kërkesa të reja për heqje imuniteti dhe hetime ndaj figurave të tjera të rëndësishme politike.

I pyetur për emra konkretë, ai u shpreh se detajet do të bëhen publike në mënyrë graduale, duke shtuar se disa deputetë dhe ministra janë të përfshirë në dosje hetimore dhe ndodhen nën presion për shkak të lidhjeve të tyre.

Në përmbyllje, gazetari nënvizoi se presioni ndaj politikës vjen edhe nga individë që ai i cilësoi si “investitorë strategjikë”, të lidhur sipas tij me rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës, duke lënë të kuptohet se drejtësia mund të sjellë zhvillime me ndikim të madh në politikën shqiptare në periudhën në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.