E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi: Vendet e BE që paguajnë me rubla për gazin rus, mund të përballen me padi!
Lajme

Paralajmërimi: Vendet e BE që paguajnë me rubla për gazin rus, mund të përballen me padi!

Brukseli është i gatshëm të ndërmarrë hapa ligjorë kundër vendeve të BE-së që lejojnë kompanitë e tyre të energjisë të paguajnë me rubla për gazin rus, duke shkelur sanksionet e BE-së.

“Është një mjedis relativisht kompleks,” i tha Euroneës të enjten pasdite zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis.

“Pra, nga njëra anë, janë shtetet anëtare që po monitorojnë zbatimin e sanksioneve nga kompani konkrete në territorin e tyre. Por nga ana tjetër, si Komisioni Evropian, ne po monitorojmë nëse shtetet anëtare po i zbatojnë realisht sanksionet.”

“Nëse shohim që nuk është kështu, ekziston edhe mundësia që Komisioni Evropian të fillojë procedurat kundërvajtëse në këtë drejtim”, paralajmëroi ai.

1

Komentet e zëvendëspresidentit vijnë një ditë pasi kompania shumëkombëshe e energjisë e kontrolluar nga shteti rus, Gazprom, vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.

Të dy vendet kishin refuzuar t’i binden një dekreti të lëshuar nga Presidenti Vladimir Putin që i detyron blerësit e huaj “jomiqësorë”, përfshirë 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të krijojnë një llogari të dytë bankare për të kthyer eurot në rubla dhe më pas të paguajnë për lëndët djegëse fosile ruse.

Dekreti synon të mbështesë monedhën kombëtare, e cila përjetoi një rënie dramatike të lirë në fillim të marsit dhe gradualisht u rikuperua në nivelet e paraluftës.

Varësia nga gazi rus mbetet çështje kyçe

Komisioni thotë se rreth 97% e kontratave të gazit të BE-së të nënshkruara me Rusinë parashikojnë në mënyrë eksplicite se pagesat duhet të kryhen ose në euro, ose në dollarë.

“Kompanitë me kontrata të tilla nuk duhet t’i pranojnë kërkesat ruse,” tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në reagim ndaj vendimit të Gazprom. “Kjo do të ishte një shkelje e sanksioneve të BE-së dhe për rrjedhojë një rrezik i lartë për kompanitë.”

Ekzekutivi thotë se, duke vendosur një llogari të dytë bankare, Banka Qendrore e Rusisë, e cila është nën sanksione të rrepta perëndimore, do të ketë akses të drejtpërdrejtë në euro dhe do të jetë në gjendje të krijojë rezervat e saj valutore.

Por pavarësisht këmbënguljes nga Brukseli, kryeqytetet duken të hutuara se si të trajtojnë dekretin e Putinit, duke pasur parasysh shkallën e lartë të varësisë që shumë kanë nga gazi rus.

Bloomberg raportoi këtë javë se dhjetë kompani evropiane energjetike, të cilat nuk i përmendi, kanë hapur llogari bankare në rubla dhe katër prej tyre kanë paguar tashmë në monedhën ruse.

“Uniper”, një nga firmat më të mëdha të energjisë në Gjermani, konfirmoi për BBC se pagesat e saj në euro do të konvertohen në rubla, duke argumentuar se “nuk është e mundur të bëhet pa gazin rus në një afat të shkurtër”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.