E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Paralizohet’ Greqia, shpërthejnë protestat masive
Bota

‘Paralizohet’ Greqia, shpërthejnë protestat masive

Greqia është paralizuar sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e dyta brenda dy javësh, ndaj projektligjit të ri të punës që parashikon mundësinë e punës deri në 13 orë në ditë tek i njëjti punëdhënës. Kjo grevë ka mbledhur një numër rekord pjesëmarrësish dhe është shpallur nga 38 Qendra të Punës, ADEDY (federata e punonjësve të sektorit publik), si dhe dhjetëra sindikata të sektorit privat.

Kërkesat e protestuesve përfshijnë:

Refuzimin e miratimit të projektligjit në parlament;

Rikthimin e javës 35-orëshe të punës dhe punës 5-ditore;

Kërkesa për paga dinjitoze dhe kushte më të sigurta pune;

Heqjen e disiplinës së re ligjore për administratën publike.

Protestat janë mbështetur edhe nga studentë dhe nxënës që kundërshtojnë ritmin e punës dhe shtimin e presionit në shkolla, duke i konsideruar këto reforma si një shkelje të drejtat e punëtorëve dhe të ardhmën e rinisë.

Sindikatat, përfshirë PAME, që mbështet Partinë Komuniste, kanë deklaruar se ky projektligj është një përpjekje për të krijuar “skllevër modernë” në një epokë të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ata kërkojnë një rritje të pagave reale dhe marrëveshje kolektive për të shmangur oraret rraskapitëse.

Pjesëmarrja masive ka çuar në ndërprerje të shumta të transportit publik, shkollave dhe shërbimeve publike. Tubime dhe marshime proteste janë zhvilluar në qytete të shumta, duke përfshirë Athinën dhe Selanikun. Në kryeqytet, sindikatat kanë thirrur qytetarët të mblidhen në Sheshin Syntagma, ndërsa PAME do të zhvillojë tubimin e saj në Propylaia. Protestat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, duke shfaqur një kundërshtim të fuqishëm ndaj ligjit të ri të punës dhe kushteve të mundshme të jetesës për punonjësit grekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.