E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partia Demokratike ‘divorcon’ Grida Dumën me Ervin Salianjin
Lajme

Partia Demokratike ‘divorcon’ Grida Dumën me Ervin Salianjin

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një rastësi apo për një tjetër “incident” në showbiz, si ai mes Elhaidës dhe Ledianit, por një detaj i fundit ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale: Grida Duma nuk e ndjek më Ervin Salianjin në Instagram.

Përplasjet në PD "ndajnë" Grida Dumën dhe Ervin

Nga ana tjetër, Salianji vijon ta ndjekë ende Gridën, një fakt që ka nxitur spekulime mbi një ftohje të mundshme mes tyre, në një kohë kur përplasjet brenda Partisë Demokratike janë gjithnjë e më të dukshme.

Përplasjet në PD "ndajnë" Grida Dumën dhe Ervin

Kujtojmë se jo shumë kohë më parë, deputeti Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, ku përshëndetja mes tij dhe Gridës Duma bëri xhiron e rrjetit. “Kam një kënaqësi super të veçantë që kam Ervin Salianjin në studio”, u shpreh Grida në shtator, ndërsa Salianji iu përgjigj: “Mirëmbrëma! Kënaqësia ime, e përjetshme”, me një buzëqeshje që nuk kaloi pa u vënë re.

Pak ditë më vonë, i ftuar në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun, Salianji u përball me pyetje të drejtpërdrejta mbi marrëdhënien e tij të shumëpërfolur me Gridën. Ai pranoi se Duma kishte qenë një mbështetje e rëndësishme për të gjatë periudhës së burgimit.

“Ka qenë gjithë kohën në mbështetje, në prani. Patjetër që ka ardhur. Të gjithë deputetët lejohen prej statusit të vijnë”, u shpreh ai.

Kur u pyet për një “kurorëzim” të mundshëm të kësaj marrëdhënieje, Salianji zgjodhi të mbetet enigmatik: “Nuk do të të jap vëmendje për këtë tani. Do të ketë një moment tjetër që do të flasim gjatë e gjerë për këtë çështje”.

Megjithatë, veprimi i fundit i Gridës Duma në rrjetet sociale mund të sinjalizojë se diçka ka ndryshuar. Kjo përforcohet edhe nga reagimi i saj gjatë emisionit të fundit të “Top Story”, ku ajo u shfaq e revoltuar kur u tha nga një i ftuar në panel se ishte “në mbështetje të Salianjit”.

“Se më the ‘mbështetjen e Salianjit’, kur unë nuk shtrij dorën për gjërat e pushtetshme, alla-Edvin, nuk ka njeri mundësi të më përdorë mua si veglën më të vogël për çështje alla-Ervin. Janë çështje minore në situatën time. Humanen nga politikania, unë e ndaj”, deklaroi Duma.

Nëse bëhet fjalë për një ndarje personale, një distancim politik apo thjesht një lëvizje simbolike në rrjete sociale, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: raporti mes Gridës Duma dhe Ervin Salianjit nuk është më ai që ishte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.