Partizani dhe Vllaznia ndajnë pikët, në “Air Albania” fiton futbolli

Partizani dhe Vllaznia barazuan 0-0 në “Air Albania”, në përballjen e javës së 30 të elitës. Në minutën e 16-të, Skuka nuk shfrytëzoi si duhet një top të dërguar nga Atanaskoski, duke shkaktuar kështu drithërima në stadium. Pak më pas, ekipi i Osmanit u shfaq rrezikshëm me Bekim Balaj.

Pas gjysmë ore lojë, kryeqytetasit “flirtuan” me golin, vetëm shtylla ndali goditjen e Murataj. Në të 37-tën, një top në zonë rezultoi si një penallti në lëvizje për Alivodën, por ky i fundit nuk realizoi dot përballë portierit. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve në të dyja krahët. Vllaznia mban vendin e dytë në rënditje me 51 pikë, 3 pikë më shumë se Partizani i vendit të 3-të.

Publikuar nga Publik Media