E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas 30 vitesh betejë ligjore, Maradona shpallet i pafajshëm pas vdekjes për evazion fiskal
Lajme

Pas 30 vitesh betejë ligjore, Maradona shpallet i pafajshëm pas vdekjes për evazion fiskal

Gjykata italiane ka hedhur poshtë akuzat për evazion fiskal ndaj Diego Maradonës i cili ka ndërruar jetë pak vite më parë. Beteja ligjore nga avokatët e legjendës së futbollit ka zgjatur plot 30 vite midis ish-sulmuesit të Napolit dhe autoriteteve italiane. Maradona u akuzua për përdorimin e kompanive të huaja në Lihtejshtejn për t’ju shmangur tarifave ligjore dhe për pagesat e marra nga viti 1985 deri në 1990 nga klubi i Napolit dhe nga të drejtat e imazhit.

“Ka mbaruar dhe mund të them qartë pa frikë se do të kundërshtohem se Maradona nuk ka qenë kurrë në një evazion fiskal. Verdikti përfundimtar u bën drejtësi tifozëve, vlerave të sportit por më së shumti kujtimit të Maradonës. Tashmë trashëgimtarët kanë të drejtë ligjore për të kërkuar dëmshpërblim dhe shpresoj që ata ta përdorin atë në kujtim të babait të tyre.” – ka deklaruar avoakti i tij Angelo Pisani për Reuters.

Gjykata e Kasacionit e Romës përmbysi një vendim të muajit dhjetor të vitit 2018, hetimet për pagesat e Maradonës filluan në vitin 1990 dhe akuzat ishin për 37 milionë euro dhe sende me vlerë të konfiskuara Diego Maradonës gjatë vizitave të tij në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.