E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas kapjes së Maduros, arrestohen 14 gazetarë në Venezuelë
Bota

Pas kapjes së Maduros, arrestohen 14 gazetarë në Venezuelë

Të paktën 14 gazetarë dhe punonjës të medias, përfshirë 13 anëtarë të organizatave ndërkombëtare të medias, u arrestuan në Karakas të hënën, sipas sindikatës që përfaqëson gazetarët venezuelianë. Trembëdhjetë nga të arrestuarit u liruan më vonë, njëri prej të cilëve u deportua. Një gazetar mbeti në paraburgim të shërbimeve të inteligjencës, tha Unioni Kombëtar i Punonjësve të Shtypit (SNTP) në një postim në X.

Raportimi i pavarur brenda Venezuelës është rreptësisht i kufizuar dhe autoritetet kanë refuzuar vizat për gazetarët e huaj që të hyjnë në vend. Arrestimet vijnë tre ditë pas arrestimit te presidentit te rrezuar nga pushteti te Venezueles Nikolas Maduro dhe bashkeshortes se tij nga Shtetet e Bashkuara. Të dy po përballen me akuza të shumta penale në një gjykatë federale në Nju Jork.

Ndërkohë gjendja e jashtëzakonshme e vendosur nga qeveria venezueliane që nga sulmi i SHBA-së që rrëzoi Presidentin Nicolas Maduro urdhëron policinë që “të fillojë menjëherë kërkimin dhe kapjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara”, sipas një teksti të dekretit të publikuar të hënën.
Dekreti ka qenë në fuqi që nga e shtuna, por u publikua i plotë të hënën. Nuk është e qartë se si CIA rekrutoi burimin venezuelian i cili i informoi amerikanët për vendndodhjen e Maduros. Por ish-zyrtarët thanë se agjencia u ndihmua qartë nga shpërblimi prej 50 milionë dollarësh që qeveria amerikane ofroi për informacion që çoi në kapjen e Maduros, raportoi NYT.

Figurat e mbetura të regjimit të presidentit të rrëzuar janë të paprekura dhe tani po intensifikojnë goditjen e tyre ndaj çdo disidenti politik, raportojne mediat nderkomebetare.

Krahas një pranie të shtuar ushtarake dhe policore, milicitë e armatosura qytetare – me urdhër të qeverisë – thuhet se po kontrollojnë rrugët duke shtypur çdo festim të operacionit të SHBA-së. Mbështetja publike për opozitën mund të çojë lehtësisht në arrestim. Shume njerez ne vend kanë frikë të dalin në rrugë ose të shprehin publikisht mbështetje ndaj SHBA-së, nga frika e pasojave të rënda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.