Pas largimit të ‘Virgjëreshës së Korrupsionit’, Myzyri merr drejtimin e OPB
Jonaid Myzyri është emëruar në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila u tërhoq nga detyra përmes dorëheqjes.
Emërimi i Myzyrit vjen në një moment delikat, duke qenë se ai ka mbajtur më herët postin e drejtuesit të Komisionit të Prokurimit Publik dhe ka qenë pjesë e hetimeve të SPAK lidhur me procedurat e tenderave gjatë periudhës 2020–2023.
Sipas dyshimeve të ngritura në atë kohë, një pjesë e procedurave të prokurimit janë zhvilluar në kushte jo konkurruese, ku në disa raste rezultonte pjesëmarrëse vetëm një kompani. Gjithashtu, janë evidentuar situata ku operatorë ekonomikë janë skualifikuar në mënyrë të diskutueshme, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe barazinë në gara.
Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, Myzyri tashmë merr drejtimin e një institucioni kyç në menaxhimin e blerjeve publike të përqendruara, një strukturë me rol të rëndësishëm në administrimin e fondeve publike dhe garantimin e procedurave të rregullta të prokurimit.
Ky emërim pritet të rikthejë vëmendjen mbi standardet e transparencës dhe konkurrencës në tendera, si dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve në menaxhimin e burimeve publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



