E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pashkët, ambasada e SHBA bën urim të veçantë: Gëzuar! Le të festojmë rilindjen dhe shpresën, e të shohim drejt fillimeve të reja
Publik News

Pashkët, ambasada e SHBA bën urim të veçantë: Gëzuar! Le të festojmë rilindjen dhe shpresën, e të shohim drejt fillimeve të reja

Foto e publikuar nga ambasada e SHBA

Në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, të cilët festojnë Pashkët, ka ardhur një urim i veçantë për të gjithë edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ndërsa uron një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për ata që në këtë ditë të shenjtë janë në vijën e parë me Covid, ambasada përcjell një mesazh të rëndësishëm teksa thekson se sot le të festojmë rilindjen dhe shpresën, dhe të shohim drejt fillimeve të reja.

“Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për ata që në këtë ditë të shenjtë janë në vijën e parë! Sot, le të festojmë rilindjen dhe shpresën, dhe të shohim drejt fillimeve të reja”, shkruan ambasada.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.