Pasi u shkarkuan, Spiropali “thumbon” Ballukun: E kemi nga vetja!
Një debat mes Elisa Spiropali dhe Sali Berisha në sallën e Kuvendi i Shqipërisë u kthye në një shkëmbim ironish që përfshiu edhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, emri i së cilës është përmendur së fundmi në debatet politike për shkak të zhvillimeve të lidhura me hetimet e SPAK.
Debati nisi pasi deputetë të opozitës përmendën Spiropalin gjatë diskutimeve në sallë. Ajo reagoi duke thënë se i vinte keq që ishte larguar nga qeveria, duke kujtuar edhe një paralajmërim të bërë më herët nga Berisha.
Kreu i opozitës iu përgjigj menjëherë, duke thënë se largimi i saj lidhej më shumë me rivalitetin politik brenda mazhorancës, veçanërisht me Belinda Ballukun.
Spiropali u kundërpërgjigj me një deklaratë që u interpretua si një mesazh me nënkuptime, duke theksuar se secili mban përgjegjësi për veprimet e veta.
“ Shkakton një lloj emocioni të kthehesh të bësh replika në kuvend me Sali Berishën, por të gjithë e kanë nga vetja! Asnjë nuk e ka nga të tjerët! Unë nga vetja! Ti nga vetja! Të gjithë nga vetja! Për veten mbajmë përgjegjësi në këtë dhë, prandaj të shohim ku ishim e të shohim ku do jemi në të ardhmen. Vetja është ajo që na sjell ku jemi dhe vetëm për veten mbajmë përgjegjësi, për të tjerat nuk mbajmë përgjegjësi”, u shpreh Spiropali.
Deklarata e saj u interpretua nga shumë të pranishëm si një përgjigje jo vetëm për Berishën, por edhe si një ironi e tërthortë për situatën e vështirë politike në të cilën ndodhet Belinda Balluku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



