E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të jap – më jep!”
Lajme

“Të jap – më jep!”

Pazar i pastër votash mes anëtarëve të KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut!

Flamur Vezaj |Opinion | Publik.al

Ky është slogani i drejtësisë së vjetër, që, me sa duket, po ringjallet sërish nën petkun e “drejtësisë së re”. Pazar i pastër votash mes anëtarëve të KLP-së për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut!

Dhe kush tjetër, veç Klodian Brahos, mund ta mishëronte më mirë këtë frymë? Ai, si kandidat për kreun e SPAK-ut dhe njeriu i preferuar i Altin Dumanit, “siguron” votën e anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda, duke punësuar djalin e tij si oficer të BKH-së pranë SPAK-ut.

Në shkresën zyrtare që mban emrin e Brahos, (shiko foton poshtë) si kryetar i komisionit të punësimit të agjentëve të BKH, së bashku me prokurorët Sotir Kllapi dhe Dorina Bejko, përzgjedhin si fitues Ditmir Hodën, djalin e anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda.

Dorëheqja e Brahos nuk ishte rastësi, por pjesë e një pazari të errët për të siguruar votën e Zeqir Hodës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, votë që mund të vendosë fatin e kreut të ri të SPAK-ut.

Në këmbim të këtij “nderi”, djali i Zeqir Hodës, Ditmir Hoda, ka fituar një vend në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit. Më 29 shtator, në listën përfundimtare të kandidatëve për pozicionin “Hetues Financiar”, emri i Ditmir Hodës shfaqet ndër 15 më të lartvlerësuarit. Kryetar i komisionit që ka vlerësuar kandidatët? Pikërisht Klodian Braho, i cili në të njëjtën kohë kandidon për drejtimin e SPAK.


Pra, vetëm dy muaj para votimit për drejtues të SPAK-ut, Braho, me “bekimin” e Dumanit, siguron votën që i duhet duke punësuar djalin e anëtarit që do ta votojë.

S’është rastësi, është metodë. Braho thjesht po ndjek shembullin e shefit të tij, Altin Dumanit, i cili vite më parë “rasti­sisht” punësoi djalin e ish-anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi, dhe jo vetëm.

Por, duke parë këto manovra, ndoshta shefi në ikje i SPAK-ut, Dumani duhet të aktivizojë task-forcën e zgjedhjeve, se po deformohen votat e KLP-së!

E pse jo, me këtë rast, mund të aplikojë edhe për disa fonde nga ambasadat, se ai “eksperti i projekteve” që ka aty është njësh për këto punë. Me aktivizimin e task-forces, bëj edhe disa selfie para se të mbarojë mandati, që qytetarët të binden se po ruan votën, ashtu siç “ruajte” edhe në zgjedhjet e fundit.
E kështu i kthen edhe borxhin Brahos, që për ty, nisi hetimet dhe vëzhgimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pa vendim gjykate, natyrisht, në emër të “drejtësisë” dhe të dyshimit!

Kjo është drejtësia që ndërtuan, jo hartuesit e reformës, por përfituesit e saj. Pasi të gjithë ekspertet e reformes, sot janë ulur në karriget drejtuese të institucioneve të reja, bashkë me “kunatin e shokut Xhemajl”, për zbukurim institucional.

Dikur thoshit se drejtësinë e kishin kapur fëmijët, bashkëshortet dhe kushërinjtë e gjyqtarëve.
Sot, pas “reformës”, e njëjta gjë vazhdon, vetëm se me konkurs, me delikatesë, dhe siç e do ligji, “në respekt të procedurës”.

Deri në punësimin e radhës, unë këtu jam, në pritje të ndonjë shpalljeje tjetër të ‘fituesve me meritë”!
A duhet të votoj anëtari i KLP-së Hoda??
P.S. Ndoshta e ka merituar, pyet roja i një shokut tim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.