E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD denoncon nga Kruja: Numri i të prekurve është më i lartë, Rama t’i mbyll urgjentisht
Publik News

PD denoncon nga Kruja: Numri i të prekurve është më i lartë, Rama t’i mbyll urgjentisht

Dy ish-deputetet e PD-së, Albana Vokshi dhe Oriola Pampuri kanë denoncuar nga qyteti i Krujës  punën në fasoneri gjatë periudhës alarmante nga koronavirusi.

Ato janë shprehur se nga informacionet e ardhura për PD, numri i të infektuarve në Krujë është shumë herë më i lartë seç raporton ministria e Shëndetësisë.

Sipas Vokshit, kryeministri Edi Rama refuzon t’i mbylli fasoneritë, pasi nuk do që të paguajë gratë dhe vajzat që punojnë aty.

Vokshi dhe Pampuri i kanë bërë thirrje Ramës të mbylli urgjentisht fasoneritë dhe të bëjë testet për të gjithë punonjësit.

‘Fasoneritë janë bomba me sahat. Brenda pak ditëve janë 40 të infektuar në Krujë, 27 në Laç. Vatrat e infeksionit janë fasoneritë dhe më të prekurat janë vajzat dhe gratë.

Vajzat dhe gratë që punojnë në fasoneri janë më të pambrojturat. Arsyeja e vetme është se qeveria nuk do që t’ia dijë për to. Për Edi Ramën ka rëndësi që të mos i mërziten klientët me të cilët vjedh dhe pasurohet vetë, jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

Është jetike që qeveria të mbyllë menjëherë këto biznese që janë vatra të rrezikshme për përhapjen e shpejtë të infeksionit.

Kemi 5 javë që ia themi Edi Ramës, por ai vepron me kokëfortësi. Rezultati i kokëfortësisë së Edi Ramës është 67 persona të prekur brenda 3 ditëve vetëm nga fasoneritë e Krujës.

Shëndeti i grave dhe i vajzave duhet të jetë prioritet i qeverisë. Edi Rama duhet të hapë sytë dhe të vendosë për më të mirën e grave. Gratë dhe vajzat nuk janë mish për top që ai t’i përdorë si statistika kur i duhen politikisht. Ato janë nëna fëmijësh që për shkak të vendimeve të gabuara të qeverisë së Edi Ramës, po infektojnë edhe fëmijët e tyre.

Gjendja është e rëndë. Nuk duhet të presim që të hyjnë të gjitha gratë në karantinë që të mbyllen fasoneritë. Vendimi duhet marrë sot. Po sot duhet marrë edhe vendimi për mbështetjen financiare të ketij biznesi. Asgjë nuk i kushton qeverisë të shpëtojë nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave duke anulluar 3 koncesionet e inceneratorëve. Me paratë e tyre, e përballon fare mirë pagën për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit.

Nga informacionet që i kanë ardhur PD është i qartë që numri i të prekurve me covid-19 është më i lartë.  Edi Rama refuzon të hapi fasoneritë sepse nuk paguan gratë dhe vajzat që punojnë aty. Paratë që Edi Rama i ndan me klientët e tij të preferuar, pasi shëndeti dhe jeta e qytetarëve nuk është e rëndësihme për të.

Ndaj Edi Rama i përdor gratë dhe vajzat veç për ngjyrë në fushtë. Ndaj është jetike që të mbyllen fasoneritë në mënyrë urgjente. Jemi këtu bashkë me kolegen time Oriola ti kërkojmë Edi Ramës për të bërë punonjësve të fasoneritë teste’, tha Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.