PD dhe koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, çelin zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Në podium janë ngjitur edhe kryetari i PD, Sali Berisha e drejtuesi i fushatës, strategu i fitores së Donald Trump, Chris LaCivita.
Një pjesëmarrje e madhe, siç shihet edhe nga pamjet.
Me ardhjen e Berishës është zbuluar dhe kolona zanore e fushatës, Eye of the Tiger (Sytë e Tigrit) nga grupi Survivor, e njohur gjerësisht si muzika e filmit Roky Balboa.
Në këtë çelje të fushatës nuk kanë munguar dhe këngët e grupit legjendar rrok, ACDC “Thunderstruck”.