E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD i ulit ‘traun’, Ervin Salianji flitron me Shehajn dhe Lapajn
Lajme

PD i ulit ‘traun’, Ervin Salianji flitron me Shehajn dhe Lapajn

“Po bëjnë beteja”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vlerësuar punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke theksuar njëkohësisht nevojën për bashkim brenda opozitës.

Ai u shpreh se Partia Demokratike duhet të gjejë mënyra për të kapërcyer përçarjet dhe për të bashkuar energjitë politike.

Salianji vlerësoi gjithashtu figurat e reja në skenën politike, duke përmendur Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj, për angazhimin e tyre publik. Sipas tij, përpjekjet e tyre janë shembull që duhet marrë në konsideratë nga opozita.

Në deklaratat e tij, ai nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së premtimeve politike dhe kritikoi përdorimin e partisë për interesa personale, duke theksuar se kjo sjell pasoja për funksionimin e saj.

Duke iu referuar situatës së brendshme të Partisë Demokratike, Salianji tha se problemet lidhen drejtpërdrejt me drejtimin e saj. Ai solli në vëmendje edhe debatet për proceset zgjedhore ndër vite, duke përfshirë akuzat e ndërsjella për manipulime.

Sa i përket drejtësisë, ai theksoi në emisionin “Kjo Javë” se SPAK ka ndërmarrë hetime dhe ka vënë përballë përgjegjësisë penale zyrtarë të lartë, kryesisht nga mazhoranca. Në këtë kontekst, ai përmendi emra si Belinda Balluku dhe Ergys Agasi, si dhe institucione me buxhete të mëdha publike.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike ndodhet përpara një momenti të favorshëm, si për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, ashtu edhe të veprimeve të drejtësisë brenda vendit. Megjithatë, ai ngriti pikëpyetje mbi faktin pse opozita nuk po arrin të përfitojë nga kjo situatë, duke ia atribuar përgjegjësinë lidershipit aktual.

“Kur dikush jep fjalën se nëse nuk e mund Edi Ramën do japë dorëheqjen, unë pres që të mbahet fjala. Kushdo që e përdor partinë për interes të vet, krijon probleme. Edhe Bashës i vidheshin zgjedhjet në të kaluarën e ka thënë vetë Berisha. Por edhe Berishës i vidhen zgjedhjet.

Kush i vodhi zgjedhjet në 2013 zotëri? Unë e ka thënë që Primaret krijojnë probleme. Por sot PD ka një gjë tjetër të domosdoshme të bashkohet edhe me këta zotërinjtë. Adriatik Lapaj po bën betejë të jashtëzakonshme. Agron Shehaj po bën bëtaja që nuk po i bën PD. Pra PD duhet të gjejë mundësi se si t’i bashkojë. SPAK ka hetuar apo vendosur para përgjegjësisë penale vetëm zyrtarë të lartë të PS, Belinda Balluku, Ergys Agasi, AKSHI- institucioni me buxhetin më të madh.

Kur PD ka në favor erërat nga jashtë, edhe këtë lëvizjen që po bën SPAK nga brenda, përse është në këtë gjendje? E ka fajin lidershipi i partisë”, tha ndër të tjera Salianji

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.