PD nxjerr videon e momentit të tensionit mes policisë e naftëtarëve të Ballshit dhe bën thirrje: Zgjidhja është vetëm një
artia Demokratike ka publikuar videon e momenteve të tensionit mes naftëtarëve të Ballshit dhe policëve përpara Uzinës.
Ish-deputeti i PD, Luan Baçi u shpreh dhuna policore ndaj naftëtarëve është e papranueshme, pasi ata kërkojnë vetëm shpërblimin që u takon për djersën e tyre.
https://youtu.be/3LkBdvOSGoQ
Dhuna policore ndaj naftëtarëve, të mashtruar disa herë nga qeveria në ikje e Edi Ramës dhe deputetët e tij të Fierit, është e papranueshme. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre. Kerkojnë shpërblimin që u takon për djersën e tyre.
Naftëtarët janë të nëpërkëmbur, janë të vjedhur ndër vite nga klientët e pushtetit, prandaj dhuna policore kundër hallexhinjve që nuk kanë bukë në shtëpi, është dyfish kriminale.
Rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të qeverisë dhe kryeministrit në ikje. Ata nuk e zgjidhin dot hallin e naftëtarëve, sepse kanë marrë pjesën e tyre gjigande në kurriz të naftëtarëve dhe pasurisë kombëtare,”- tha ish-deputeti demokrat.

Ndërsa u bëri apel naftëtarëve që të vazhdojnë protestat përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Energjetikës, duke theksuar se zgjidhja e vetme për ta është largimi i Edi Ramës.
“I ftoj naftëtarët të protestojnë para bashkisë, para prefekturës, para Ministrisë së Energjetikës, para kryeministrisë, sepse është ky pushtet që e ka rrjepur vit pas viti rafinerinë.
Për naftëtarët dhe çdo qytetar ndaj të cilit bëhet padrejtësi, zgjidhja është një dhe e vetme: Largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute në pushtet,”- u shpreh Luan Baçi.

Në videon e publikuar shihen momentet e tensionit mes policisë dhe naftëtarëve, pasi ata tentuan të futen me forcë brenda Uzinës.
Naftëtarët e Ballshit dolën në protestë për mungesën e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës.
Ndërsa kërkuan nga shteti që të ndërhyjë dhe t’i japë zgjidhje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



